Braçe: Do të kallëzojmë penalisht ndërtuesit që nuk rekuperojnë dëmet

Zv. Kryeministri, Erion Braçe tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se ndërtuesit që refuzojnë të rekuperojnë dëmet në godinat e ndërtuara jashtë standarteve do të kallzohen penalisht.

Braçe: Duhet jo vetëm të rekuperojnë çdo lloj dëmi….

Dervishi: Do ta bëni me ligj?

Swiss Digital Desktop Reklama

Braçe: Këta duhet ta bëjnë tani në Durrës dhe Tiranë. Nëse nuk do ta bëjnë, gjëja e parë që do të bëjmë ne është kallëzimi penal I tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas zv.kryeministrit rregullat e deritanishme për sektorin e ndërtimit garantojnë klientelizëm dhe korrupsion. Ai tha se qeveria do të ndërmarrë ndryshime ligjore për të adresuar këtë shqetësim. “Duhet t’i vëmë fre kulturës së lakmisë dhe të babëzisë në sektorin e ndërtimit. Duhet të ndryshojnë sistemin që kemi, që është thellësisht privat dhe I pakontrollueshëm. Do ta ndryshojmë me ligj. Të fusim oponencën nga institucionet publike. IGJEUM-i duhet të marrë rolin e oponencës publike në hartimin e kodeve të reja të ndërtimit. Këtë sistem duhet ta nxjerrim nga klientelizmi I grupeve të ndërtimit, – tha Braçe në RTSH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?