Braçe i ankohet Ruçit për Ahmetaj
Edhe pse opozita nuk është në kuvend, seanca e kësaj të enjte nisi me një vërejtje të deputetit të PS-së dhe kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili i tërhoqi vëmendjen Ministrit Arben Ahmetaj për mosparaqitjen e tij në një interpelancë të kërkuar prej tij.
Braçe ju drejtua kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke i thënë se është tejkaluar çdo afat kohor prej kur ai ka kërkuar interpelancën me Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF, ndaj vuri si afat të fundit të enjten e javës së ardhshme.
”Prej 5 javësh i ka adresuar Kuvendit një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë. Sipas nenit 80 të Kushtetutës është e përcaktuar qartë, kryeministri dhe Ministri i thirrur në intepelancë nga një deputet apo grup deputetësh është i detyruar të përgjigjet brenda 3 javësh në sallën e Kuvendit. Kanë kaluar dy të enjte dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë ende nuk paraqitet në interpelancë me një çështje shumë konkrete dhe shumë të qartë për të dhe mbi të gjitha me interes publik për qytetarët. Nëse unë e kam seriozisht një çështje të caktuar më lejoni tu them që përgjigjet që kam marrë në cilësinë e deputetit nga germa e parë tek e fundit janë tallje Luli me interesin publik dhe interesin tim si deputet i kuvendit”,-tha Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

