Braçe i përgjigjet Blushit: Nuk duhet bërë populizëm me varfërinë

 

Deputeti Erjon Braçe i është përgjigjur Ben Blushit në Parlament duke thënë se nuk duhet bërë populizëm me varfërinë, por duhet të vazhdohet me reforma të thëlla, madje edhe antipopullore.

Erjon Braçe deklaroi:

“Tatimi nga të ardhurat nga puna ul në masa të ndryshme aq sa për ata që përfitonin më shumë shkon gati në një pagë në vit dhe nuk janë pak. Janë mjek, janë infermierë, janë sanitarë, pastaj janë edukatorë, janë mësues, janë pedagog, pastaj janë policë, janë ushtarakë, janë zjarrfikës. Kë quani shtresë të mesme, tre përqind të shqiptarëve, të tre përqind të punësuarve sot në sektorin publik apo privat që marrin rroga mbi tonën, këtë quani shtresë të mesme? Në qoftë se ne do të vazhdojmë politikën tonë elektroale që me qëllim të blerjes së votës, se blerja e votës nuk është ajo që paguan thjesht në dorë por blerja e votës në këtë vend ka qenë barbare, blerja e votës është bërë me ndihmën ekonomike, blerja e votës është bërë qartësisht me mospagesën e faturës së energjisë elektrike, blerja e votës është bërë me mospagesën e faturës së ujit e kështu me rradhë. Pra në qoftë se ne do të vazhdojmë këtë politikë të thjeshtë ne vetëm do të rrënojmë këtë vend. Ky vend ka nevojë të vazhdojë reforma të thella edhe antipopullore”.

SHKARKO APP