Braçe i revoltuar për Fullanin: Ta rrëzojmë këtë drejtësi

 

Erjon Braçe, një nga njerëzit që ka luftuar fort në çështjen e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, është revoltuar pas vendimit të gjykatës për të shpallur të pafajshëm Ardian Fullanin.

Ai thotë se ka ardhur koha të rrëzohet ky sistem drejtësie.

“Çfare je ti, “i pafajshëm “? Jo ai gjyqtari i vetem dje, por as ky “gjyqtari suprem Berisha”, nuk me detyrojne dot te ndryshoj mendim mbi administrimin tend ne Banken e Shqiperise. Te gjithe gjykatesit bashke te behen; Nuk mund te bindin dot kend, mua jo e jo, se te vidhet Banka Qendrore pa nderhyrje nga jashte, eshte pergjegjesi i gjithkujt dhe nuk eshte pergjegjesia jote si administrator i saj. Nuk mund te bindin dot kend, mua jo e jo, se te “blesh” nje hotel per zyra thuajse nje muaj pasi “gjykatesi suprem Berisha”, si kryeminister, kishte kryer “shitjen” madje dhe me cmim te vendosur nga ai, jo nga bleresi, eshte pergjegjesia e gjithkujt dhe nuk eshte pergjegjesia jote si administrator i Bankes. Pertej kesaj; Ti ke te drejte, nen hetim ishe dhe i vure te gjithe ne radhe, perfshi kreun e Qeverise se Drejtesise, nje Qeveri familjare e veshur me papion balloje. Kjo eshte Qeveria qe duhet te rrezohet; Pas saj flasim per “Pafajësi”, shkruan deputeti socialist.

SHKARKO APP