Braçe ”injoron” Ahmetajn në Komision (VIDEO)

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm për të raportuar në Komisionin e Ekonomisë, i cili drejtohet nga deputeti i PS-së, Erion Braçe.

Në një video të publikuar nga ‘Report tv’, bie në sy qëndrimin që Braçe mban teksa ministri flet. Në një video që zgjat më shumë se 5 minuta, Braçe shihet që nuk i kushton vëmendje atyre se çfarë thotë Ministri i Financave pasi merret me telefonin.

Ky qëndrim i Braçes ndaj Ahmetaj vjen vetëm pak ditë pas interpelancës së zhvilluar mes tyre në parlament dhe nuk dihet nëse kanë qenë përplasja e së enjtes shkaku i këtyre raporteve mes dy përfaqësuesve socialistë.

SHKARKO APP