Braçe: Më idiotët në rrugë janë ata me targën 007. Rastësia me ish-liderin e PS-së
Nisur nga aksidentet tragjike të ditëve të fundit, zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë në një konstatim që personat që mbajnë targat 007 në makinat e tyre janë më “idiotët” në rrugë dhe trafik.
”Ndër më idiotët në rrugë/trafik janë ata me targën 007! Ndër më idiotët në rrjet/trafik, Instagram, Twitter e posaçërisht në Facebook, janë ata pa asnjë postim në profilet e tyre, por kanë flamuj të dynjasë ama”-shkruan Braçe.
Por targa “007” që e ka edhe “fiksimin”, është edhe e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Nder me idiotet ne rruge/trafik
jane ata me targen 007!Nder me idiotet ne rrjet/trafik, instagram, twitter e posacerisht ne facebook, jane ata pa asnje postim ne profilet e tyre, por kane flamuj te dynjase ama!
— Erion Brace (@ErionBrace) July 5, 2021