Braçe: Nuk bie fare dakord me ministren Krifca, por ajo s’ka dhënë asnjë copë toke me qira

Deputeti socialist, ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka folur për akuzat ndaj ministres së Bujësisë, Frida Krifca në Kuvend. Braçe thotë se edhe pse nuk bie fort dakord me Krifcën, s’ka dhënë asnjë copë m2 me qira.

”Unë dhe ministrja e Bujqësisë nuk biem dakord për shumë gjëra mbase edhe për gjithçka, por ministrja s’ka dhënë asnjë metër katror me qira dhe ky është fakt. Sot kemi përpara për KOntrollin e Lartë të Shtetit.

Po ka korrupsion në këtë vend, është i përhapur. Ka në sektor publik e privat, e se është kështu ka një përdorim politik që ka gjithnjë e më shumë e më i madh. A është korrupsioni sot më i madh se 10 vjet më i madh? Këtu ndahemi.

10 vjet më parë vidhej lehtë, edhe me një certifikatë. Po vidhej edhe me risk e me rrezik të lartë. Deri 10 vite më parë është shitur çdo gjë publike. Nafta u dorëzua klientelisht në çdo vendburim, deri në përpunim”,-tha Braçe ndër të tjera në fjalën e tij.

SHKARKO APP