Braçe nxehet me gazetarët: Pallosha, ja ç’do të thotë fjala pallim

Nga Erjon Braçe* –

Fjalori im, Fjalori i Shqipes se Sotme, analfabetet funksionale dhe banalet si ata!!

Po me thone se nja dy “media online”,  jane skandalizuar nga fjalori im ne nje status te postuar dje,  ku paralajmeroja se radhen per tu mundur nga Juventusi,  e kishte “ekipi qe e di Kosoven ne Serbi e qe pallohet lehte”.

Tani,  qe ne kete vend ka pronare, botues, gazetare qe nuk e dine kuptimin e fjaleve qe perdorin, eshte publikisht e njohur;

Por qe analfabetizmi i tyre funksional apo banaliteti i tyre ne te perditshme, eshte skandali im si deputet, kjo eshte shume.

Urdheroni; Kjo faqe eshte faqja numer 843 e Fjalorit te Shqipes se Sotme;

Ne te thuhet: PALL/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Kopanis rrobat kur i laj.

  1. thjeshtligj. E rrah fort dike; fig. e mund keqas (ne loje).
  2. edhe fig. thjeshtligj. Ha dicka si i babezitur; e perlaj, llup; e ngop dike, e dend. I palloi qershite. E palloi me genjeshtra.

Tani, çfare skandali kam bere une? Pertej faktit qe; Ka “media online” qe drejtohen nga PALLOSH,~E mb. bised. 1. I gjate e i shendoshe, trupmadh; mosperf. i trashe nga mendja (edhe si em). 2. fig. Shpirtmire; i padjallezuar e pak si leshko (edhe si em.); e qe PALLOHEN- vetv. thjeshtligj. Ha si i babezitur, shqepem se ngreni.

Ne fund, ështe e pashembullt e gjitha kjo; dje, une kam shkruar per problemin e madh moral te Bujar Nishanit dhe politikaneve pronare, kam shkruar per propaganden me koncesionet qe i ka dhene me barre te rende per qytetaret Sali Berisha,  por ky takem te paditurish, shkruan thjesht nisur nga padija e tyre per gjuhen shqipe dhe banalitetin qe konsumojne!!

*Koment i autorit në Facebook

SHKARKO APP