Braçe: Sot duhej të niste puna, jo të ishte pushim

 

Edhe pse qeveria mori vendim pak kohë më parë, që nëse festa zyrtare bie në fundjave pushimi shtyhet për të hënën, kjo gjë duket se e ka shqetësuar deputetin Erion Braçe. Përmes një fotoje që ilustron Ishullin e Maceve në Japoni, ai ka reaguar me një postim në Instagram.

“Në pritje të nisë puna, sepse ky vend e nis punën ditën e dytë të javës, të martën, meqë e hëna bëhet pushim sepse data 2 janar rastisi të bjerë e shtunë. Kulmi”,- shkruan Braçe.

SHKARKO APP