Braçe vijon akuzat ndaj ministres Krifca: Nuk ka asnjë plan për bujqësinë

Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist, Erion Braçe vijon akuzat ndaj ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Braçe është ndalur te çështja e ndryshimeve klimatike, ai deklaroi se “dimri nuk ika ikur por është shtyrë”, ndërsa pretendon se Krifca nuk ka asnjë plan për vaditjen në rast thatësire, apo për bujqësinë në raste shirash, breshëri apo bore.

Postimi i plotë nga Erion Braçe

Kur do bëhemi gati? Dimri është shtyrë, nuk ka ikur! Kur do bëhemi gati? Për motin e ngrohtë e pa reshje, dëborë veçanërisht, shiu gjithashtu; Impaktin e munguar të tyre. Deri tani në buxhet kemi paratë për energjinë e domosdoshme në kushtet e thatësirës, nevojën për energji.

Impakti në bujqësi është kolosal. Bujqësi pa ujë nuk ka dhe nuk kemi asnjë plan për vaditjen nëse thatësira godet lumenjtë e rezervuarët e mëdhenj. Bujqësi pa cikle nuk ka dhe ky mot po kthen nq kaos ciklet e prodhimeve në fushë të hapur, po godet pemëtarinë, gjithashtu dhe nuk kemi asnjë plan për të informuar bujqërit, folur me ta, orientuar bujqërit e grumbulluesit, ribërë planet e eksportit e tregtisë.

Dimri nuk ishte ky, nuk po mbaron, është shtyrë në kohë, me ngjarje ekstreme, reshje të mëdha si bomba bore e shiu që shkatërrojnë pa masë infrastruktura publike e private, bujqësi e blegtori, ulin temperatura, ngrijnë, bllokojnë, nxjerrin jashtë pune infrastruktura bazike-ujë e energji, rrjete të tregtimit të ushqimeve e ilaçeve, sëmurin dhe ne duhet të kemi plane të qarta me veprime të automatizuara që ndihmojnë njerëzit, kudo dhe kurdo!

Anormalja që po ndodh, do jetë normale, e përhershme shpejt për shkak të klimës që po ndryshon; ne duhet të ndryshojmë, t’i përshtatemi.

SHKARKO APP