Braçe vijon replikën me Ramën: Unë nuk numëroj lopët. Të gënjesh nuk e zgjidh problemin
Ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar replikën me kryeministrin Edi Rama, mbi numrin e lopëve dhe sasinë e qumështit të prodhuar.
Braçe i kthen përgjigje Ramës, ku ky i fundit tha se Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Ai thotë se shifrat i ka marrë nga INSTAT, institucion në të cilin për raste të tjera përdoret prej qeveritarëve si burim informacioni.
”Unë mund të pranoj çdo arritje, çdo gjë të mirë të bërë e nuk lë rast pa e bërë publik; por nuk gënjej dot, kërkënd, perfshirë edhe kryeministrin. Për dy arsye: E para, të gënjesh është mungesë respekti për tjetrin; e dyta, të gënjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpëton kerkend, nuk i intereson kërkujt, as bujqve e blegtorëve”.
Shkrimi i plotë
Më falni që nuk di të gënjej! Unë nuk numëroj lopët! Jo se e përbuz si punë, fare; thjesht nuk kam mundësi ta bëj kudo. Unë kam cituar drejt e pa asnjë gabim INSTAT; një institucion që për statistika të tjera e ngremë në qiell! INSTAT në publikimin e tij, thotë kudo: Purimi: ministria e bujqësisë e zhvillimit rural.
Pra po them: Lopët i ka numëruar ministria edhe në 2017, edhe në 2018-fundit të tij i jam referuar unë, edhe në 2019, edhe në 2020, edhe në 2021! Burimi i INSTAT është ky numërim! Po ti numëroja unë do ishin edhe më ndryshe, reale! E dini pse? Sepse midis një ministri që thotë “nuk ka qene aq numri i lopëve se e shtoi ai që ishte atëherë për të vjedhur lekët e vaksinave”, një tjetër ministri që argumenton edhe më thellë “lopët i kanë ngrënë turistet; erdhën shumë, çfarë hane ata”-në të njëjtat qeveri, unë i besoj haureve bosh, dëshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si Lifaj qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!
Jane shume me te besueshem keta se pese ministra nga 2016-ta e ketej qe akuzojne njeri tjetrin se kane numeruar gabim lopet! Te dhenat e INSTAT jane ne linje e logjike; numri i lopeve ne renie, shoqerohet me sasine e qumeshtit prodhuar me pak; dhe nese numri i lopeve eshte numeruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumeshtit te prodhuar kane si burim fabrikat e perpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Ketu une perseri kam rezerva, po hajde)
Numrat e INSTAT mbeshteten ne ekonomi; nese me pare, cmimi i qumeshtit ne grumbullim ishte i ulet, ndryshimi i skemes se TVSH e beri te pagrumbullueshem ekonomikisht, pra te padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufes, sot edhe pse cmimi eshte lart, eshte me pak se shpenzimet e ushqimit per lopet!
Unë mund të pranoj çdo arritje, çdo gjë të mirë të bërë e nuk lë rast pa e bërë publik; por nuk gënjej dot, kërkënd, perfshirë edhe kryeministrin. Për dy arsye: E para, të gënjesh është mungesë respekti për tjetrin; e dyta, të gënjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpëton kerkend, nuk i intereson kërkujt, as bujqve e blegtorëve.
View this post on Instagram