Braçe vlerëson punën e Veliajt: I ka dhënë qytetit të ardhmen, Tirana është në rrugën e duhur

Deputeti i PS-së, ish-zv/kryeministri Erjon Braçe është shprehur në favor të rikandidimit të Erion Veliajt për një mandat të tretë në Bashkinë e Tiranës. Duke folur në ”Report TV”, Braçe tha se Veliaj ka bërë shumë mirë dhe në arsim duke hapur shkolla të reja. Ai solli shembullin e Kombinatit ku shkollat kanë ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Jam dakord që Veliaj të kandidojë. Ai ka bërë mirë në arsim, t’i japësh këtij qyteti të ardhme, një mundësi më të mirë shkollimi është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur ndonjëherë.

Jam një djalë që vij nga Kombinati, kanë ndryshuar shkollat; të gjitha shkollat e ndryshuara në perfieri është e jashtëzakonshme, më mjafton kaq, t’i japësh një qyteti të ardhmen, meriton të vlerësohet. Tirana ka ekonomi të sajën që ndikon shumë fort në GDP e vendit. Tirana është në rrugën e duhur”, tha Braçe.

SHKARKO APP