Braçe vlerëson Rudinën: Sot njoha anën e saj të fortë, parimore përtej…

Zv/kryeministri, Erjon Braçe përmes një postimi në rrjete sociale, ka vlerësuar fjalimin që deputetja Rudina Hajdari mbajti në Kuvend për shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari nga Komisioni i Vetting-ut. Braçe shprehet se sot ka njohur anën e fortë të Rudinës, pasi sipas tij ajo tregoi një qëndrim parimor përtej interesit të çastit apo personal e familjar.

Postimi i plotë

Unë nuk jam mik me Rudina Hajdarin! Kur me babain e saj të ndjerë ndanim Kuvendin ajo ishte e vogël; Kur ai nuk ishte më e unë vijova në Kuvend, ajo ndiqte rrugën e saj të edukimit dhe jetës në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndajmë ideologji të ndryshme, nuk mendojmë njësoj, jemi kundërshtarë për këtë! Por sot njoha një anë të fortë të saj; të qenit parimore, përtej interesit te çastit, personal, familjar! Nuk është e thjeshtë të mbash një qëndrim të tillë; ndaj nuk e keni parë kurrë deri tani në kuvend! Një njeri i fortë që beson në parime mundet të bëjë kete! E çmoj Rudinën për këtë;

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur për kaq muaj rresht nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht. Por ja qe sot dëshmoi forcën e saj; Mposhti gjithë llumin burrëror që e luftoi personalisht, në pikën e dobët, nënën! I mundi përsëri! Është #drejtësia që të bën të fortë; #drejtësia frymezon!

#Drejtësia e re e barabarte, funksionale, efikase, e pavarur, e pastër, është me shume se çdo gjë, është ngjitëse më besoni! Prej themelimit te shtetit shqiptar, çdo regjim beri drejtësinë politike e të korruptuar te udhëheqësit, kurrë drejtësinë e barabarte për të gjithë! Tani është koha për #drejtesineere! 100 vite shkuan pa të; Ky është shansi unik i 100 viteve ku kemi hyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?