Braçe: Votat e pavlefshme janë shumë dhe janë vota kundër

Zv/kryeministri Erion Braçe, i ftuar në ”A2 CNN”, deklaroi se votat e pavlefshme që u regjistruan në votimet njëpartiake të 30 qershorit janë shumë dhe sipas tij, ato janë vota kundër qeverisë.

”Votat e pavlefshme janë shumë dhe duhet të jemi realistë: ato janë vota kundër. Duhen lexuar shumë mirë nga secili prej kandidatëve dhe nga PS-ja për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar në këtë aspekt. Faktori i parë ka lidhje me qeverisjen; faktori i dytë mund të jetë qeverisja vendore, ka shumë të pakënaqur sidomos në zonat rurale për infrastrukturën; faktori i tretë mund të jenë kandidatët”.

I pyetur se si do të veprohet me kryebashkiakët e opozitës, të cilët kanë deklaruar se nuk do të largohen nga zyrat e tyre, Braçe tha se: ”Janë deklarata që më ngjajnë si ato që nuk ka zgjedhje në 30 Qershor, që do të bëhej nami. Janë deklarata për të motivuar disa punonjës bashkie që të dalin në protestë me molotov në dorë në 8 korrik. Shteti ligjor do të veprojë për secilin nga personat që shkelin ligjin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?