Braçe: Zjarri te bunkeri, barbarët po shkatërrojnë qytetin

 

Pas akteve të dhunshme të protestuesve opozitarë sot pranë ministrisë së Brendshme, ka reaguar deputeti socialist, Erjon Braçe.

Ai thotë se ish-kryeministri Sali Berisha më 21 janar vrau 4 persona për shumë më pak. Dhe për këtë arsye ai kërkon drejtësi.

“Barbarët po shkatërrojne qytetin! Për shumë, shumë më pak se kaq, Sali Berisha vrau katër qytetarë më 21 janar. I pushkatoi si fashistë. Tani u bë boll. Duhet drejtësi”, shkruan deputeti socialist.

SHKARKO APP