Braçe: Zoti Kumucaqis, ne nuk jemi Berisha!

Deklaratës së djeshme të Ministrisë së Jashtme greke, e cila replikonte me kryeministrin Edi Rama, i është përgjigjur deputeti Erjon Braçe.

Ai ka thënë se socialistët nuk janë si Berisha, që negocionte interesat kombëtare. Sipas Braçes, kjo nuk do të ndodhë nën këtë qeverisje.

“Ne nuk jemi Berisha dhe e drejta ndërkombëtare nuk është vetëm greke. Sa i keqardhur jam që grekët që qeverisin sot shtetin fqinj e mik, nuk arrijnë të pranojnë se “e drejta ndërkombëtare” nuk është vetëm greke! Por, e prisja tërësisht që; Partia e Karamanlisit, partnerit të Sali Berishës në aktin me një shembull të dorëzimit të territorit me një firmë, të na tregonte dhe kërkonte “masën” që përcaktoi vetë me të, me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Zoti Kumucaqis, ne nuk jemi Berisha! Ne nuk negociojmë interesin kombëtar. Ndaj nuk rëshqasim kund!! As tek ju”, shkruan deputeti socialist.

SHKARKO APP