Braçe,sherr me Çilin: Ai është një nga ata, hunda e të cilit ngec në çdo vrimë

 

Nuk ka heshtur deputeti socialist. Si perherë ai nuk pranon kompromise dhe shkelje te ligjit. Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar sot pas deklaratës së Henri Çilit, që e konsideronte atë një lolo.

Braçe ka botuar disa dokumente, të cilat thotë se tregojnë se Çili ka përfituar fonde nga shteti. Braçe e cilëson Çilin si një b…..lëpirës, që kërkon të marrë peng gjithë politikën. 

Botuesi dhe drejtuesi i UET, Henri Çili komentoi dje në "Zonë e Lirë" disa akuza që ka bërë Braçe ndaj tij. “Nga qeveria Berisha kam marrë vetëm licencën e UET kur u dhanë edhe 40 leje të tjera dhe në fund të qeverisjes nga administrata “Berisha” na u vu edhe një gjobë 300 milion lekë për të cilën jemi ende në proces gjyqësor. Përsa u përket fondeve të dhëna, është e vërtet që fondacioni që lidhet me UET ka marrë mbështetje, por ajo ka qenë minimale.”- tha Çili duke shtuar: “Është për të ardhur keq që hidhet baltë edhe nga salla e Kuvendit, nga deputetë si Braçe që është thjesht një lolo dhe fundërrinë që bashkë me disa të tjerë që flet pa asnjë fakt”. Çili tha se deklaratat e deputetit janë të dënueshme.  

Ndërkohë Braçe sot ka sjellë të tjera dokumente, sipas tij.

Më poshtë mund të lexoni komentin e plotë të Braçes në FB:

Une nuk e di si e ka emrin Henri Cili;

nuk di nese e ka Neim, Haki apo Henri!!

Ju betohem per kete!

Ndaj dhe ne seancen e fundit te Kuvendit nuk ja kam permendur emrin.

Ne fakt i neveris njerezit me komplekse qe burojne nga kaq pak, nga nje emer qe sipas tyre, nuk eshte i denje per qytetin apo per "shoqerine e larte" te kryeqytetit.

Thene kete, zgjedh te mos i takoj, te mos ju jap doren kurre, te mos i respektoj dhe ne fund as te mos i permend.

Nuk i fyej kurre; kur me dalin perpara si perfitues, natyrisht i "rrah"!

Ne Kuvend te enjten, po e perseris, une nuk e kam permendur kete.

Thjesht u mora me fenomenin e perqendrimit te parave publike, ndare ne buxhet per Shoqerine Civile ne nje grusht organizatash teresisht politike e prane Sali Berishes ate kohe; permenda nje Universitet-pa cilesuar emrin, permenda nje fondacion te ketij universiteti-serish pa cilesuar emrin;

Thashe se nuk mund te pranoja qe Kryeministri te ndante para per dy adresat e mesiperme dhe nderkohe pronari i adresave botonte librin e nje vajze qe ne cdo rast duhet te jete krenaria e gjyshit.

Kaq!

Sot ne mengjes me kane postuar cka thene Henri Cili per mua.

Nuk po merrem me fyerjet; e thjeshte, nje dynja e tere me njohin mua dhe nje dynja e tere njohin dhe Henri Cilin, ashtu sic njohin Klanin e Sandrit, Mandit, Andit, Fejziut, llumin qe jane e qe e deshmojne prej ditesh me gojen e tyre.

Per te mund te them fare pak;

Mungesa e emrit nuk e le pa identitet Cilin, asfare.

Ai eshte nje nga ata, hunda e se cilit ngec ne cdo vrime, me qellim qe gjuha po e tij, te pershtatet mire e gjere per bythlepirje; shihini surratin dhe beni nje sakrifice per ti ndjere eren, edhe te gojes.

Une e njoh shume mire rracen e tyre.

Nuk me shqeteson kjo.

Mua me shqeteson qe "Bythlepiresi" me akuzon si nje njeri qe flas pa fakte.

Shihni me poshte;

Jane faksimilet e AMSHC-Agjencise se Mbeshtetjes se Shoqerise Civile, praktikisht vendimet ku Fondacioni per Liri Ekonomike-i themeluar nga ky dhe Qendra UET-e themeluar nga ky, kane marre dy here nga 3.471.000 leke;

dy projekte te ndryshme qe kushtojne fiks njesoj dhe qe se bashku bejne 6.942.000 leke.

Dhe me kete shume, "bythlepiresi" eshte nder me te paguarit nga AMSHC.

Jane pak para per te? Po natyrisht, ai ka shume para.

Tani ku ka folur une pa fakte?

Nejse as kjo nuk me shqeteson;

Me shqeteson pa fund aftesia e ketij per te korruptuar me qellim perfitimin pa fund, pa pyetur per ideologji, krah politik, ligj, moral.

Nuk ka lidhje fare me liberalizmin apo te majten kjo pune;

Ka lidhje vetem me synimin e ketij per te dominuar udheheqjet politike-duke nisur nga te rinjte (shihni si ble e perdor hapesira mediatike ne gazeta e televizione per kete e per keta); synimin e tij per te dominuar vendimarrjet po te tilla ne tre parti, permes njerezve te dale nga qenefi i tij; me tej, synimin e tij per te kontrolluar politikat publike, ligjberjen e vendimet egzekutive prej te cilave ky duhet te perfitoje patjeter duke e mbuluar te gjithen me "mgjine e liberalizmit". Ne fakt ky vec liberalizem qe s'eshte.

Pavaresisht ftesave te tij, kurre, po e perseris- kurre nuk jam bere pjese e rrethit te tij banal, perfitimeve te tij jo e jo.

Ndaj thirrja e tij per te denuar deputete si une, as qe me valevit ndonje qime.

Perkundrazi, fyerjet e tij me nxisin ta kem perballe.

Po lexuat ndonje lajm me te qara me pas nga kjo, kujtoni te sotmen.

Ua kam thene, une nuk jam nga ata qe kthej faqen”, shkruan deputeti socialist".

SHKARKO APP