Braçe:Votoni Erion Veliajn për të ndryshuar Tiranën

Një tjetër figurë emblematike e së majtës ka dalë në mbështetje të kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Dy ditë para se qytetarët t’i drejtohet kutive të votimit, nënkryetari i grupit parlamentar socialist dhe një prej deputetëve më të vjetër të PS­së në Parlament, Erjon Braçe, ka kërkuar prej tyre që të bëjnë zgjedhjen e duhur, duke votuar Erion Veliajn.

“VOTONI PER ERIONIN!! Po e shkruaj sot dhe prej mëngjesi, në respekt të gjithkujt që më njeh, ndan me mua bindje të përbashkëta, ka qenë ose jo në rrugën time e rrugën tonë, mik apo thjesht i njohur, shok prej shkolle apo prej punës, familjar apo i afërm i imi, kemi ndarë lagjen e vjetër në Kombinat apo ndajmë lagjen e rë aty ku banojmë dhe, kujtdo tjetër që; i duhet një moment pushim, mbase një ditë e tërë për të menduar e reflektuar; në Tiranë, VOTO PER ERIONIN!”, shkruan Braçe në një koment të tijin në rrjetin scoiale facebook.

Ai u drejtohet qytetarëve se duhet ta votojnë Veliajn jo vetëm për arsyet dhe meritat që kjo kandidaturë mbart, por për të ndryshuar Tiranën dhe për t’i dhënë qytetit rritmin dhe drejtimin e duhur. “Nuk dua të rendis pafund arsye. Thjesht bëje për të ndryshuar këtë qytet që ndajmë prej një jetë!! Të rikthejmë e të vemë të parën për gjithkënd PUNEN!! Une them se Erioni mund ta bëjë këtë për secilin ndër ne, qytetarë, punetorë, studentë, sipërmarrës, bujq, pensionistë e femijë të këtij qyteti. Jepini një kontratë pune dhe ndihmojeni ta realizojë për ju!! Është vetëm një votë larg”, – shkruan Braçe. Braçe thekson se ky qytet nuk ka nevojë për barcaleta e thashetheme grash. Me to nuk bën dot asnjë punë, fare fare, thjesht je “çun tavoline, shoqnie” e kështu me radhë!!”, shprehet Braçe.

SHKARKO APP