Brahimllari: Edi Rama drejton mbledhjen e këshillit monist

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e këshillin bashkiak të Tiranës, të dalë nga zgjedhjet e kontestuara të 30 qershorit. Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Brahimllari, e cilësoi ceremoninë e sotme si një non sens juridik.

Brahimllari shprehet se Edi Rama sot ka drejtuar këshillin bashkiak imagjinar monist, kurse la detyra dhe vendosi objektiva.

“Edi Rama Kryetar Bashkie drejton mbledhjen e këshillit imagjinar. Pasi u perbuz nga qytetarët më 30 qershor në votimet moniste, sot Edi Rama Kryetar Bashkie drejtoi per here te pare keshillin monist te Tiranes për të folur me krenari mbi perbuzjen qe i bene qytetaret me 30 qershor. Keshillit te ri monist i la detyra dhe i vendosi objektiva”,- deklaron Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?