Brahimllari: Rama e Lleshaj kthyen Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama dhe Sandër Lleshaj e kanë kthyer Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze.

Brahimllari shprehet se Lleshaj i ka dhënë Policisë së Shtetit fytyrën e një organizate mafioze, që përdoret për interesat personale të Edi Ramës.

Postimi i Endrit Brahimllarit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama dhe Sander Lleshi kthyhen Policine e Shtetit ne nje organizate mafioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sander Lleshi i dha Policise se Shtetit fytyren e nje organizate mafioze qe perdoret per interesat personale te Edi Rames. Sander Lleshi ka pohuar publikisht qe Policia e Shtetit ka zbatuar urdherat duke ushtruar dhune ndaj artisteve dhe qytetareve.

Ky minister i paafte, servil dhe shpirtzi urdheroi Forcat e Nderhyrjes se Shpejte te dhunonin ne oren 4:00 te mengjesit banoret e Bulevardit te Ri. Femije, nena te moshuara u dhunuan duke u trajtuar si çnjerzore vetem qe Edi Rama te vazhdonte me tej me projektin e tij korruptiv.

E njejta skeme mafioze dhe tek Unaza e Re ku sistematikisht u dhunuan dhe iu be presion psikologjik çdo banori vetem qe Edi Rama dhe klika e tij mafioze te perfitonin nga nje projekt korruptiv. Urdheruan dhune ne çdo proteste te opozites ku qytetaret paqesisht protestonin kunder klikes mafioze te Edi Rames.

Dhuna e ushtruar ne 4:00 te mengjesit te TEATRI KOMBETAR nga forcat RENEA qe dalin nga reparti vetem per neutralizimin e elementeve te armatosur dhe me rrezikshmeri te larte, nga forcat Shqiponja qe eshte nje strukture teresisht militante dhe politike eshte e patolerueshme.

Edi Rama, Sander Lleshi dhe çdo drejtues tjerer policie i larte apo efektiv i thjesht qe ka ushtruar dhune eshte evidentuar.

Pergjegjesia do te jete e drejtperdrejte, e patoleruar nga drejtesia e popullit i cili u dhunua pabesisht nga kjo klike mafioze. Burgu do te jete shembulli me i mire qe mos te guxoje, me polic me uniforme apo pa uniforme te dhunoje padrejtesisht qytetaret.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?