Braho: Dekorimi i SHISH-it nga Rama? Spiunët nuk dekorohen hapur

Para pak ditësh, ka qarkulluar një lajm për dekorimin e kreut të SHISH-it, Visho Ajazi, nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Lajmi ka ngjallur paksa mister, pasi dekorimi i tij thuhet se është bërë në mënyrë sekrete.

Kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, i pyetur për këtë çështje, ka dhënë këtë përgjigje ironike: “’Spiunët’ në praktikën botërore nuk dekorohen hapur”. Ndërsa deputetët socialistë nuk kanë preferuar të shprehen.

SHKARKO APP