Braho: Kontrolle në 762 fasoneri, 14 prej tyre janë mbyllur
Vatrat e krijuara nga fasoneritë, janë një rrezik përshtim të frikshëm të numërit të të prekurëve. Kryeinspektorja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho ka inspektuar një fasoneri në Vlorë, ku ajo që vihet re janë plotësimi i të gjitha kushteve për të mbrojtur punonjësit nga rreziku i koronavirusit.
Braho e shoqëruar nga Inspektori rajonal Vlorë, Lorenc Rexho, tha se janë kryer gjithsej 672 inspektime vetëm për fasoneritë nga 762 fasoneri që janë në gjithë Shqipërinë, ku 14 prej tyre janë mbyllur.
“Sot erdhën për të inspektuar një nga fasoneritë e Vlorës dhe për të parë kushtet higjieno-sanitare dhe janë respektuar të gjitha parametrat që në momentin e hyrjes ku bëhet dezinfektimi i automjeteve, dezinfektimi i duarve, i punonjësve në hyrje dhe çdokush prej tyre kishte maskë e doreza. Të gjitha masat ishin korrekte. Janë bërë 672 inspektime vetëm për fasoneritë nga 762 fasoneri që janë në gjithë Shqipërinë. Fasoneritë dhe call center do të jenë në vëmendjen tonë. Aktualisht janë mbyllur 14 fasoneri, 1 në Vlorë, 4 në Gjirokastër, 2 në Tiranë, 6 në Krujë dhe 21 fasonerive u është vendosur masë administrative për mosrespektim të protokolleve të sigurisë”.
Në fasonerinë në Vlorë respektoheshin rregullat ku makinat dezinfektoheshin që kur hynin në ambientin e punës, si dhe në hyrje ishte vendosur një tunel dezinfektimi për të gjithë punonjësit. Gjatë inspektimit punonjësit ishin të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektues duarsh në tavolinat e tyre.