Braho: Ndryshimet në kodin zgjedhor nuk sollën risi në votën e emigrantëve. Problem ndryshimi i vullnetit të votuesve

Në një intervistë për Ora News, juristi Ledio Braho u shpreh se ndryshimet në kodin zgjedhor nuk sollën risi në votën e emigrantëve.

Sipas tij, ajo që është kryesore ka të bëjë me votimin elektronik, që është një çështje e konstatuar si problematike nga ndërkombëtarët dhe opozita.

Ledio Braho: Ndryshimet në kodin zgjedhor nuk sollën risi në votën e emigrantëve. Nëse një emigrant do të votojë sot, vota e tij do të jetë e barabartë me atë të një qytetari që jeton në vend. Maksimumi që mund të zgjedhin emigrantët është tre mandate, ndërsa në vendin tonë nuk ka një parashikim të tillë. Ajo që është kryesore ka të bëjë me votimin elektronik, që është një çështje e konstatuar si problematike nga ndërkombëtarët dhe opozita. Është parë që shumë persona kanë votuar në emër të personave të tjerë.

Braho tha se këtë herë përpos subjekteve zgjedhore, duhet të numërohen edhe votat për çdo kandidat që është pjesë e koalicioneve, çka do të shtojë kohën e daljes së rezultatit.

Ledio Braho: Këtë herë përpos subjekteve zgjedhore, duhet të numërohen edhe votat për çdo kandidat që është pjesë e koalicioneve. Kjo do të kërkojë më shumë kohë për të nxjerrë rezultatet. Ajo që do të dalë më shpejt do të jetë ai për subjektet zgjedhore lidhur me mandatet zgjedhore, ndërsa për kandidatët nominalë do të kërkojë më shumë kohë. Zgjidhja për këtë do të ishte votimi elektronik dhe numërimi elektronik duke shmangur vonesën dhe kontestimet nga palët politike.

Braho shtoi se nuk është probleme procesi i administrimit të zgjedhjeve, por ndryshimi i vullnetit të votues përmes administratës shtetërore.

Ledio Braho: Sot Shqipëria, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit, kontestohet votuesi pa arritur në kutinë e votimit. Pra, nuk është problem procesi i administrimit të zgjedhjeve, por ndryshimi i vullnetit të votuesve përmes administratës shtetërore. KQZ-ja e re nuk ka nisur punë akoma, por unë jam optimist, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me një organ kolegjial, me tre organe të ndryshme duke rritur shkallën e pavarësisë dhe anshmërisë nga partitë politike. Besoj se këtë herë mos kontestimi i procesit të jetë më i dukshëm dhe të garantohet një rezultat të drejtë.

SHKARKO APP