Braho: Rama ndër Kryeministrat më të mençur në 27 vjet, Fatos Nano nuk donte punën

Për Spartak Brahon, Edi Rama është një nga kryeministrat më të ditur dhe të mençur në këto 27 vjet, dhe këtë e thotë nga pozicioni i ish-këshilltarit të tij.

Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Braho tha se Rama e ka qejf punën, ndryshe nga paraardhësi i tij në PS, Fatos Nano.

Megjithatë, ai ja njeh edhe difektet, moskonsultimin në vendimmarrje dhe përzgjedhjen jo të duhur të kuadrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braho: Rama ka stilin e tij si kryeministër, do të lërë gjurmë gjatë qeverisjes. Është njeri i ditur, lëre çfarë thotë Saliu. Në këto 27 vjet hyn tek kryeministrat e ditur dhe të mençur. Nga më të diturit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qafoku: Krahasuar me Fatos Nanon?

Braho: Mos u tall, të paktën ky nuk ka ndërmend të ikë. Fatosi i ditur ishte, i mençur, por nuk kishte qejf punën. Rama 18 orë i ka në zyrë.Punon.Merr vesh çdo gjë, interesohet për çdo gjë.

Qafoku: Difektet e Ramës?

Braho: Rama procesin e konsultimit për vendimmarrje duhet ta kishte, e ka gabim. Së dyti, në përzgjedhjen e kuadrit nuk ka qenë i kujdesshëm dhe vazhdon të mos jetë.Shpresoj që në shtator ta rregullojë situatën. Ekonomia, ky që është, është djalë i mirë. Por duhet të kthejnë sytë nga specialistët. E gjithë piramida.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?