Braho, shkresë Byrosë: Noka të largohet nga komisioni i Sigurisë

 

Kryetari i komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho i ka dërguar një shkresë Byrosë Parlamentare për deputetin e PD-së, Flamur Noka.

Kështu, burime bëjnë me dije se Braho e ka dërguar shkresën sot paradite brenda së cilës kërkon largimin e Flamur Nokës nga komisioni i Sigurisë Kombëtare.

Në shkresë theksohet se shkak për këtë kërkesë është bërë seanca e fundit e komisionit, ku raportoi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Dhe Braho ndërhyu disa herë gjatë raportimit të ministrit duke i tërhequr vërejtje Nokës, sepse po drejtoi fyerje ndaj Tahirit me fjalët, ‘debil', 'drogaxhi', 'trafikant'. 

SHKARKO APP