Braimllari: Abuzim me fondet publike/ Braimllari: Kryetari i Bashkisë Maliq të hetohet nga SPAK!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka akuzuar Kryetarin e Bashkisë Maliq se ka abuzuar me fondet publike dhe ka kërkuar fillimin e hetimeve nga SPAK.

Sipas Braimllarit, rruga Libonik-Maliq e përfunduar vetëm para disa muajsh, me një vlerë më shumë se 1 milion euro. Sot është përsëri duke u punuar pasi punimet janë kryer jashtë çdo standarti.

Postimi: 

Jemi në rrugën kryesore të Libonikut të bashkisë së Maliqit. Vetëm më pak se 1 vit më parë kanë përfunduar punimet në këtë rrugë, që ka qenë një investim më shumë se 1 milionë euro dhe shikoni se çfarë bëhet sot. Përsëri sot kanë nisur të bëjnë gërmime, sepse përsëri është mbytur nga ujërat e zeza dhe shirat.
Pra tregon qartë mënyrën skandaloze të punimeve, që abuzimi ka qenë në ekstrem. Ndaj sot duhet që SPAK të hetojnë kryebashkiakun e Maliqit për abuzimet në bashkinë e Maliqit dhe kryesisht në këtë segment kryesor të bashkisë.
Koha e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund. Ka ardhur koha që çdo zyrtar i lartë i cili abuzon më fondet publike, të ardhurat e qytetarëve të shkojë para drejtësisë. Nëse kërkon SPAK të ketë një provë konkrete, pikërisht sot në këtë rrugë këtu është prova konkrete se si abuzohet në pronat publike dhe siç keqpërdoren taksat e qytetarëve të Maliqit duke kryer punime skandaloze me qëllim që të ardhurat e qytetarëve të mos shkojnë në shërbim publik, por të shkojnë në xhepin e kryetarit të Bashkisë së Maliqit.

SHKARKO APP