Braimllari – Ahmetajt: Të shkoi jeta duke mashtruar PS-në dhe familjen
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i është përgjigjur pretendimeve të deputetit socialist Arben Ahmetaj i cili thotë se ia ka dalë të rekrutojë nga radhët e LSI një grua.
Nisur nga kjo, teksa mohion se gruaja në fjalë s’ka lidhje me LSI-në, Braimllari lëshon një akuzë të fortë ndaj Ahmetajt të cilit i kujton se i shkoi jeta duke mashtruar jo vetëm shqiptarët, por edhe PS-në dhe familjen e tij.
Më herët, në rrjetet sociale, Ahmetaj njoftoi se gruaja e rekrutuar nga LSI quhej Zana dhe ishte kryetare e forumit të gruas së LSI-së.”Kjo është Zana, kryetarja e forumit të gruas LSI, që tashmë i është bashkuar Partisë Socialiste dhe të dielën në #30qershor voton PS dhe Redjan Kralin për Bashkinë e re të Kavajës”, tha Ahmetaj.
Lexoni edhe…
KOHA JONË SONDAZH

