Braimllari: Anti-KÇK, nismë antikushtetuese! Rama kërkon Kushtetuesen për të ligjëruar paligjshmërinë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari deklaron se paketa “Anti-KÇK”, që u miratua nga qeveria “Rama” me një akt të thjeshtë normativ është një nismë antikushtetuese.

Gjithashtu, Braimllari thekson se Rama kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese për të ligjëruar paligjshmërinë e qeverisjes së tij.

“Paketa Anti-KÇK është një nismë antikushtetuese e cila bëhet në këto momente për të tërhequr vëmendjen nga problemet me të cilat po përballet vendi. LSI vlerëson çdo betejë kundër krimit të organizuar por krimi i organizuar nuk luftohet me propagandë, luftohet me strategji dhe vullnet të qeverisë. Nuk mundet Edi Rama pas 7 vitesh të luftojë krimin e organizuar sepse në këto 7 vite është kryeministri dhe qeveria e tij, që ka fuqizuar krimin e organizuar duke e mbështetur dhe duke i përdorur në fushatë për interesin e tij ashtu siç dolën në përgjimet zyrtare dosja 184 dhe 339.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpjekjet e Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese janë të qarta sepse ai kërkon të ligjërojë paligjshmërinë e tij dhe të qeverisë së tij. Kalimi në Parlament i një ligji i cili kërkon të marrë një kompetencë kushtetuese të institucionit të Presidentit të Republikës mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tregon qartë që Edi Rama dhe deputetët e tij ilegjitim janë tanimë një grup i strukturuar kriminal që duan të shkatërrojnë reformën në drejtësi duke kapur çdo institucion në këtë vend edhe duke ligjëruar paligjshmërinë etj”, shprehet Braimllari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?