Braimllari: Beteja vijon. Pushteti pati dhe bashkëpunëtorë, nëse opozita do ishte e unifikuar…

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur për betejën e partisë së tij pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Braimllari ngulmon se LSI do të vijojë betejën e saj të nisur tashmë pas zgjedhjeve teksa siguron se nuk ka shanse që Rama të përmbushë misionin e tij për të çuar LSI për skrap.

Ai thotë se pushteti përdori të gjitha mjetet drejtpërdrejt kundër LSI, por nuk ishte vetëm. Braimllari zbulon se pushteti pati bashkëpuntorë, teksa shton se në rast se opozita do të ishte më e unifikuar në terren atëhere do të ndalej edhe ‘’masakra zgjedhore’’.

PYETJA: Ju e keni quajtuar masakër elektorale atë çfarë ndodhi me 25 prillin, sepse anëtarët e komisioneve të ankimimeve nuk kanë pranuar ankimimet tuaja. Pse nuk i kanë pranuar?

ENDRIT BRAIMLLARI: 25 prilli ishte masakër zgjedhore, kemi bërë publike fakte si është manipuluar apo tjetërsuar vullneti i qytetarëve, jo vetëm duke tjetërsuar votën, por duke përdorur gjithë armatën e pushtetit kundër LSI. E vërtetuar dhe nga raportet sekrete të Rilindjes, ku gjithë forca ishte përqëndruar kundër LSI. Jo në një lojë ‘’fair ‘’. Ata raportojnë raporte sekrete brenda PS. Kishin përqëndruar gjithë energjitë e tyre, nuk ka gjë të keqe, por jo kur nuk është fair. Nisi që para 25 prillit me ndryshimet kushtetuese. Përdori gjithë fondin e Rindërtimit në funksion elektoral. Ka kryebashkiakë që kanë emëruar militantë partie në kundërshtim me ligjin e Kodin Zgjedhor.

Jemi dëshmitarë si Komiteti politik i Rilindjes vendosi karantinën për shqiptarët e GReqisë e Maqedonisë për të goditur LSI në GJirokastër, Korçë e Vlorë. Dhe nga ankimimi që bëmë në KAS, e bëmë për të treguar çfarë ka ndodhur. Treguam pavlefshmëri të kutive, e kishim të sigurtë mandatin. Nuk dha pvlefshmëri KAS, kur ka më shumë vota se zgjedhës. Jo vetëm në Berat, por gjithë Shqipërinë. Kjo tregon se ka qenë një masakër e vërtetë zgjedhore.

Në dakordësinë e 5 qershorit u ra dakord që funksionimi i ri i KQZ, me këtë grup ankimor, KAS e ka të drejtë të kërkojë prova shtesë. Ne nuk na i japin institucionet. Kemi çuar në SPAK kallëzime, ende s’ka filluar SPAK. SPAK i çon tek Prokuroritë e Rretheve, por ato janë të dominuar nga mazhoranca. Gjithë pushteti u përdor drejtpërdrejt kundër LSI. Ishte betejë e pushtetit e krimit të organizuar kundër LSI, në terren e kudo. E vërtetuar dhe nga kryeministri Rama që ka 4 vite thotë do e çojmë LSI për skrap. Nuk i futem rritjes së PD se do analizë të thellë ajo. Ndryshe çfarë ndodh në parti, në zyra, dhe ndryshe në terren.

Rama nuk mendon për vende të reja pune, për ekonomi, por mendon si do përdorë paratë e koncesioneve dhe krimit të organizuar kundër LSI.

Misioni i tillë s’ka shanse të ndodhi. LSI përballoi gjithë presionin, dhe mori 107 mijë vota, të vlefshme, se ka dhe të pavlefshme. S’ka shanse të përmbushet misioni. Në krijimin e kësaj traseje ka pasur bashkëpuntorë, por kjo do të shihet, do të jetë pjesë e analizës. Nuk mundet pushteti të funksionojë i vetëm në këtë betejë. Nëse do kemi një bllok të fortë në betejë, se LSI është forcë e sakrificës, nuk i ka bërë ndonjëherë bisht. Nëse do kishim unifikim të fortë të frymës opozitare në terren, do ndalohej masakra apo manipulimi që ndodhi.

PYETJA: Nga 19 në 4 mandate, a e çoi PS për skrap LSI?

ENDRIT BRAIMLLARI: Nuk mendoj kështu, morëm 107 mijë vota. Ndaj LSI u bë preison. Mendoj se beteja e LSI vijon. Ka një komunikim të kryetares së LSI pas zgjedhjeve. Vendosi strategjinë e LSI për hyrjen në zgjedhje. Aksioni në opozitë do të jetë i fortë.

Gjithçka në këtë vend është hartuar kundër LSI. Mandatet e LSI janë mandate sakrifice. Beteja nuk është vetëm për 4 mandate, por në emër të 107 mijë votuesve në të cilën Rama përdori një armatë të madhe, gjithë fondin e Rindërtimit kundër një partie të vetme.

PYETJA: Çfarë ndodhi me PD?

ENDRIT BRAIMLLARI: PD është në proces të brendshëm, nuk mund të flas për të. Kam mendimin tim. Çdo artikulim ndikon aty. Ne do të përballemi mee qytetarët drejtpërdrejt për të zbardhur masakrën zgejdhore. Për LSI nuk janë të rëndësishme Konventat apo Kongreset, për çuarja deri në fund të procesit, zbardhja e masakrës zgjedhore, informimi i çdo ambasade. Sot për sot kjo është më e rëndësishme. Ne do të kalojmë në analizë të thellë të brendshme. Ajo që gjykoj unë, ky agresion i pushtetit.

SHKARKO APP