Braimllari denoncon situatën në Maliq: Më 25 Prill, Gëzim Topçiu dhe e gjithë banda e tij do shkojnë para drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari denoncon situatën në Bashkinë e Maliqit, e cila, siç thotë ai, po përballet me mungesën totale të infrastrukturës, zona të tëra janë pa ujë të pijshëm, pa kanalizime dhe me mungesë totale shërbimi ndaj qytetarëve.

Braimllari deklaron se paaftësia, nepotizmi, emërimet fiktive dhe mungesa e shërbimit, është ajo çka kryebashkiaku Gëzim Topçiu ofron për banorët e Maliqit.

Në këtë kontekst, në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ish-ligjvënësi i LSI-së paralajmëron se më 25 Prill, Gëzim Topçiu dhe e gjithë banda e tij do të shkojnë përpara drejtësisë, për t’u bërë shembull kombëtar, me qëllim që të mos guxojë më njeri të luajë me varfërinë e qytetarëve.

“Më 25 Prill, Gëzim Topçiu dhe e gjithë banda e tij do të shkojnë përpara drejtësisë, për t’u bërë shembull kombëtar, me qëllim që të mos guxojë më njeri të luajë me varfërinë e qytetarëve. Bashkia e Maliqit po përballet me mungesën totale të infrastrukturës, zona të tëra janë pa ujë të pijshëm, pa kanalizime dhe me mungesë totale shërbimi ndaj qytetarëve. Paaftësia, nepotizmi, emërimet fiktive dhe mungesa e shërbimit është ajo çka Gëzim Topçiu ofron për banorët e Maliqit.

Të rinjtë e kësaj zone me prodhim të jashtëzakonshëm bujqësor janë të papunë dhe mundësinë e vetme shohin emigrimin, duke mos pasur asnjë mundësi në këtë vend për shkak të kësaj politike.

Më 25 Prill merr fund kjo politikë klienteliste.

Më 25 Prill, Gëzim Topçiu dhe gjithë banda e tij do të shkojnë përpara drejtësisë, me qëllim që të bëhen shembull kombëtar për të mos guxuar më njeri të luajë me varfërinë e popullit, duke abuzuar dhe përfituar në kurriz të tij.

Më 25 Prill hapim vende të reja pune të mirëpaguara me qëllim që të kthejmë të rinjtë në vend për t’i shërbyer Shqipërisë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

SHKARKO APP