Braimllari-deputetit të PS: Incineratorin që punonte babai yt kur ishe ti drejtor, a ke konflikt interesi?
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se deputeti i PS-së Alqi Bllako duhet të përgjigjet në SPAK. Ai thotë se a ka qenë në konflikt interesi gjatë kohës që ka qenë drejtor në incineratorin që punonte babai i tij.
”Alqi Bllako këto i dimë ne, edhe tenderat në konviktet e Kolonjës, edhe fabrikën e birrës, edhe ato të tjerat që i shet babai tek djali pastaj tek të tjerët pastaj i blenë prap vet.
Por këtë incineratorin që punonte babai yt kur ishe ti drejtor a ke konflikt interesi, a e ke devijuar ti bashkë me Erion Veliajn fatin e një koncensioni korruptiv? Përgjigju në SPAK për këto ti një herë pastaj hajd se flasim për të tjerat”,-shkruan ish-deputeti në facebook.