Braimllari dhe Mehmetaj takojnë banorët e Vërrisë

Deputetët e LSI-së Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj ishin sot në Fier në zonën ku po protestojnë banorët kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve.

Braimllari dhe Mehmetaj deklaruan se mbështesin banorët e Vërrisë që kundërshtojnë ngritjen e një impianti që do të rrezikojë shëndetin e tyre dhe të gjithë banorëve.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Braimllari tha se ky projekt nuk është një investim që zhvillon zonën, por një aferë korruptive. “Qeveria po bën korrupsion me inerciatoret. Në jemi këtu për të mbështetur protestën tuaj, e cila është shqetësuese për gjithë qytetarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braimllari dënoi dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/kohajone/videos/769937863195753/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?