Braimllari dhe Mele në Dvoran: Më 25 prill merr fund babëzia e Niko Peleshit në Korçë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari së bashku me kreun e LSI-së së Korçës, Petrika Mele, zhvilluan një takim me banorët në Dvoran, ku akuza e Braimllarit është që Rilindja i ka lënë në harresë për 4 vite.

”Dvorani e ka zgjedhur rrugën e duhur drejt fitores historike më 25 prill. Dvorani do të votojë të rinjtë që e duan vendin dhe jo politikën e vjetër të babezisë së Peleshit”, shkruan Braimllari në një postim në facebook.

Postimi i plotë

Me kryetarin e LSI-së Korçë, Petrika Mele zhvilluam takim në Dvoran. Rilindja e pabesë me banorët e Dvoranit. Rilindja pasi i la në harresë për 4 vite, tani do të marrë goditjen e merituar. Dvorani e ka zgjedhur rrugën e duhur drejt fitores historike më 25 prill. Dvorani do të votojë të rinjtë që e duan vendin dhe jo politikën e vjetër të babezisë së Peleshit.

SHKARKO APP