Braimllari: Dhuna e ushtruar kaloi çdo limit! Rama e Lleshaj mos përpiqen të…
Ish-deputeti LSI-së, Endrit Braimllari deklaron se dhuna e ushtruar dje nga policia, gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit, kaloi çdo limit.
Me një shënim në facebook, Braimllari shkruan se duke nisur nga sot, “çdo gjë është personale nga efektivi më i thjeshtë, te drejtuesi më i lartë”.
Postimi i plotë:
Policia e Shtetit te distancohet nga urdherat politik te nje banditi si Edi Rama. Nuk jemi marre me efektivet e policise, kemi bere nje ndarje midis drejtuesve te korruptuar e trafikant droge me efektivet e ndershem te policise. Por nga dita e djeshme, kur dhuna e ushtruar ne menyre kriminale kaloi çdo limit, nga sot cdo gje eshte personale nga efektivi me i thjeshte deri tek drejtuesi me i larte te cilet dhunuan ne menyre barbare artistet dhe qytetaret. Ta kete te qarte, se nese Edi Rama dhe Sander Lleshi do te perpiqen t’i mbulojne ligjerisht, ata qe kane dhunuar qytetaret dje, do te pergjigjen personalisht.