Braimllari: Drejtësinë nuk e bëjnë shërbëtorët e Çërragave
Deputeti i LSI-së, Endrit Bramllari akuzoi sot segmente të drejtësisë së janë vënë në shërbim të grupeve kriminale.
Në një koment në Facebokk, Braimllarit thotë se ende nuk janë arrestuar ata kanabizuan vendin. Ndërkohë shton se drejtësinë po e bëjnë shërbëtorët e Çërragave, një familje në Elbasan që rezulton në raportet e policisë e dyshuar për aktivitet kriminal.
“Fundi i Drejtësisë shqiptare! Akoma të pa arrestuar Ministrja e Drejtësisë dhe Sajmir Tahiri. Ata që kriminalizuan Shqipërinë me drogë dhe krim janë në liri. Drejtësinë nuk e bëjnë shërbëtorët e Çërragave”,- shkruan Endrit Braimllari në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

