Braimllari: Edi Rama është i frikësuar se e pret burgu dhe për këtë do të djegi Shqipërinë

Aleanca me qytetarët u ndal sot në Korçë. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari gjatë fjalës së tij deklaroi se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, duke shtuar se sot demokracia në Shqipëri është në rrezik nga një i çmendur si Edi Rama.

“Qytetarët janë të bashkuar kundër hajdutërisë, krimit dhe paligjshmërisë së Edi Ramës.
30 qershori mund të jetë ditë zgjedhjesh brenda rilindjes, por jo për qytetarët, sepse 30 qershori është i paligjshëm.

Sot demokracia është në rrezik duhet mbrojtur nga një i çmendur si Edi Rama. Shqipëria nuk është e bandave të Edi Ramës, por e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama është i frikësuar se e pret burgu dhe për këtë do të djegi Shqipërinë. Edi Rama nxit dhunë kërkon destabilitet që zgjat agonine e tij në pushtet”, deklaroi Braimllari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?