Braimllari: Është e pa precedentë ajo që po ndodh te Unaza e Re
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ne nje prononcim për Fax News nga Unaza e Re u shpreh se është e pa precedentë ajo që po ndodh te Unaza e Re
“Është e pa precedentë ajo që po ndodh te Unaza e Re. Është e njëjta skemë si te Bulevardi i Ri, kanë ardhur në 5 të mëngjesit, kanë hedhur gazlotsjellës dhe po shembin shtëpitë. Jo vetëm kjo por kanë rrethuar të gjithë zonën me policë nga e gjithë Shqipëria, duke bllokuar dhe banorët duke mos i lejuar të dalin nga shtëpitë, duke bllokuar dhe fëmijët e vegjël duke mos i lejuar të shkojnë në shkollë, duke bllokuar gra dhe zonja që duan të shkojnë në spital sepse janë të sëmurë. Sapo takova një zonjë e cila do të shkojë në spital me njerëzit e vet, ajo s’ka lidhje me banorët është thjesht kalimtare, por nuk e lë policia të kalojë. Ajo çpo ndodh këtu është me porosi të Edi Ramës.
Edi Rama për të mbuluar vjedhjen e tij, sot ka sjellë policinë për të shembur shtëpitë e para te Unaza sepse do të vendosë në zbatim projektin korruptiv. 40 milionë euro aferë korruptive, 20 milion kilometri dhe përsëri Edi Rama vazhdon ta çojë deri në fund këtë aferë. Këtu është e qartë se sot po ushtrohet dhunë, banorëve po u ushtrohet presion.
Edi Rama dhe të gjithë ata që firmosën këtë procedurë korruptive dhe po dëmtojnë banorët janë të lirë ndërsa banorët shoqërohen në komisariat dhe arrestohen. Banorët kanë një vit që kërkojnë dialog. Në mungesë të dialogut, Rama u sjell policinë e shtetit. Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Ju kujtoj deklaratën e Edi Ramës në fushatë ku ka ardhur pikërisht këtu ku po shembet kjo shtëpi dhe u ka premtuar banorëve ‘votoni PS dhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri nuk ua shemb dot’.Ne jemi këtu në mbështetje të banorëve, jemi në komunikim, me banorët dhe do vazhdojmë t’i mbështesim”, tha Braimllari.