Braimllari: Hakmarrje e një bande në pushtet kundër të vërtetës
Aktualitet E Premte, 15 Maj 2020 20:14
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari e cilëson vendimin për mbylljen e RTV Orës si një hakmarrje e një bande në pushtet kundër të së vërtetës.
“Mbyllja e RTV Ora është kriminale dhe goditje e fjalës së lirë. Hakmarrje e një bande në pushtet kundër të së vërtetës. Nuk arriten ta blinin dhe e goditen ky eshte sistemi kriminal i Edi Ramës”,- shprehet Braimllari.