Braimllari ikën nga PL, Braho: Nesër del edhe Elona Guri! Ka paranoja, ka dyshime edhe për Monikën
Sherri i madh në Partinë e Lirisë po nxjerr shenjat. Sot Endrit Braimllari dha dorëheqjen si nënkryetar. Ish-deputeti socialist Spartak Braho, tha se pas tij nesër do të japë largohet Elona Guri, e cila është në parti ndihmës kasaforta e tij. Ai tha se Meta ka paranoja dhe se dyshon edhe për Monikën.
”Nesër do të dalë edhe Elona Guri, që ka përzënë ai nga partia, një ndihmë kasafortash e tij. Pasnesër do të ikin të tjerë bashkëpunëtor të Ilirit i përzuri, është komplet paranojë. Dyshon te çdo gjë. Ka pasur si pjesë të tij në themel dyshimin për çdo gjë. Ka dyshuar edhe për Monikën. Ky ishte fundi i tij, po merreni me një të marrë tani!
Monika Kryemadhi në historinë politike të saj është aktiviste politike më para se Meta. Ecën për një kohë bashkërisht, e mori e vuri në timon se nuk e lejonte detyra, se besoi se ky pa dijeni e Monikes s’ka pasur dijeni se do të dorëzonin mandatet.
Çdo gjë është marrëveshje me njëri-tjetrin. Teza e nepotizmit në politikë është e papranueshme, në parti ska nepotizëm. Çdo gjë është bërë me marrëveshje mes tyre, për të ndarë rolet, që t’i do largohesh do të vazhdoj unë të drejtor”.