Braimllari: Kemi një Kryeministër antikombëtar
Protesta e 16 shkurtit ka vënë në lëvizje opozitën e bashkuar. Në takim e rradhës me strukturat e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim u ndal në Kavajë. Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, tha se në qeveri kemi një Kryeministër antikombëtar dhe ndaj i bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen me protestën e opozitës.
”Kënaqësi e veçantë të jesh në Kavajë mes njerëzve të dashur, besnik dhe punëtor, me tradita të jashtëzakonshme dhe një zonë me bukuri të rrallë. Nje zonë patriotike e lidhur fort me luften Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Vendi nga nisi revolta për të shembur sistemin komunist, vendi i Dëshmorit të parë të Demokracisë Josif Budo, vendi i Dëshmorit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës, Indrit Cara. Mesazhi që vjen sot nga Kavaja është bashkimi i të gjitha energjive tona për të çliruar vendin nga një Kryeministër antikombëtar dhe të papergjëgjshëm që ka shkatërruar çdo gjë në këtë vend. Nga një kryeministër që largoi të rinjtë nga vendi dhe varfëroi qytetarët”,-shkruan Braimllari në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

