Braimllari: Korça do të drejtohet nga të rinj dhe të reja energjikë, do kthejmë shpresën
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëherësh edhe drejtues politik në Korçë, Endrit Braimllari, thotë se ky qark ka nevojë për kthimin e të rinjve në vend dhe kjo për të arrihet me mundësitë e punësimit. Nga ana tjetër, ai thotë se Korça do të drejtohet nga të rinj dhe të reja energjikë, të cilët do ti kthejnë shpresën Korçës dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë
Korça ka nevojë për mundësi punësimi, shpresë dhe kthimin e të rinjve në vend. Korça nuk mund të jetë peng e një politike të vjetër klienteliste për çështje pragmatizmi të një individi. Korça do të drejtohet nga të rinj dhe të reja energjikë të cilët do ti kthejnë shpresën Korçës dhe Shqipërisë.