Braimllari: Kujdes Blerina Gjylahmeti, po troket dosja e Dibrës, nr. 184

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, në një reagim në rrejtet sociale, me një gjuhë jo fort etike sulmonte PD dhe LSI, si parti që po dëmtojnë interesat e vendit me protestat.

Deklaratës së deputetes së PS-së i është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari. Në një postim në Facebook, Braimllari i kujton deputetes socialiste se dosja e prokurorisë me numër 184 ka fakte edhe për punën e saj si e deleguar me Damian Gjiknurin në zgjedhjet e Qarkut të Dibrës.

“Hajduti që u kap me presh në dorë thërret kapni hajdutin.  Prokurorinë e ke, gjykatat po, policinë po e po, ç’pret shko denoncoi.  Boll shkumëzove nëpër Ambasada.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja 339 po shkundet nga pluhuri, ki durim. Një fjali për ty Blerina kujdes se po troket 184 ti ke qenë e deleguar bashkë me Damianin në Dibër. Do të mërzitet shumë shefi”,- shkruan Endrit Braimllari në një status në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?