Braimllari: Kur një qeveri dhunon mediat ka marrë fund
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka dënuar dhunën e policisë ndaj gazetarit Enver Doçi. Në një reagim në Facebook, Braimllari shprehet se dhuna ndaj medias është tregues i censurës dhe humbjes së kontrollit nga ana e qeverisë.
“Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit ne detyre Enver Doçi eshte nje ngjarje e rende e cila tregon fytyren e vertete te Edi Rames dhe Sander Lleshaj. Kjo ngjarje e rende tregon se kjo qeveri eshte ne grahmat e fundit. Edi Rama ka urdheruar forcat speciale te dhunojne nje gazetar ne detyre. Dhuna e ushtruar sot ndaj Enver Doçit eshte mesazhi qe Edi Rama po i jep medias me qellim qe ato te mos ushtrojne detyren e tyre ne zbardhjen e te vertetes dhe farses elektorale.
I uroj sherim te shpejte gazetarit Enver Doçi dhe kurajo per kedo gazetar dhe qytetar qe demaskon farsen elektorale dhe votimet moniste te Edi Ramës”,- deklaron Braimllari.
KOHA JONË SONDAZH

