Braimllari: Largimi i Bashës nga aleatët, tregon që është në marrëdhënie me Ramën
Për sekretarin e Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari, Lulzim Basha është në një marrëdhënie me Edi Ramën dhe ai e lidh me largimin e kreut të PD nga aleatët.
”LSI ka qenë dhe do të jetë shumë korrekt me aleatët. Vota opozitare u tradhëtua. Lulzim Basha është në një marrëdhënie personale me Edi Ramën kjo e faktuar tani pas 25 prillit. Largimi i Bashës nga aleatët tregon qartë që është në marrëdhënie me Edi Ramën marrëdhënie e cila ka nisur përpara 25 prillit dhe u konkretizua më 25 prill”.