Braimllari: Mashtrimi i ministrit, drejtori i Policisë së Tiranë nuk u shkarkua sot

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi sot se ka larguar nga detyra Drejtorin e Policisë së Tiranës, pas ngjarjeve në zonë pranë shkollës, “Petro Nini Luarasi”. Por në fakt, mediat kanë raportuar tre ditë më parë për largimin e Drejtorit të Policisë në kryeqytet.

Këtë fakt e ka denoncuar dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari. “Sander Lleshi mashtron opinionin publik. Drejtori i Policisë së Qarku Tirane nuk është shkarkuar për ngjarjen e sotme, por ditë më parë.  Edi Rama nëpërmjet Sandër Lleshit po kthen Policinë e Shtetit ne repart ushtarak.

P.S. Sipas logjikes se Sandrit pse nuk u largua Sandri kur përdori gaz helmues dhe taktika ushtarake ne protestat paqësore qytetare?! Pse nuk u largua kur te infiltruar të Policisë provokonin hapur qytetaret?”,- shkruan Braimllari në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?