Braimllari: Më 25 prill, ndëshkim popullor për Gëzim Topçiun dhe Rilindjen

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, nga takimi me strukturat e partisë në Maliq, thotë se më 25 prill, fillon ndëshkimi popullor për Gëzim Topçiun (kreu i bashkisë së Maliqit) dhe për Rilindjen.

”Më 25 prill merr fund papergjegjshmëria, arroganca dhe paligjshmëria e Rilindjes. Më 25 prill fillon ndëshkimi popullor për Gëzim Topçiun dhe këdo tjetër që ka abuzuar mbi qytetarët dhe me fondet publike”,-shkruan Braimllari në facebook.

Gëzim Topçiu, kryebashkiaku më jetëgjatë i PS-së, i cili ka që në vitin 2001 që drejton bashkinë e Maliqit, prej 6-të mandatesh.

Postimi i plotë

Në Maliq me strukturën e LSI. Më 25 prill merr fund papergjegjshmëria, arroganca dhe paligjshmëria e Rilindjes. Më 25 prill fillon ndëshkimi popullor për Gëzim Topçiun dhe këdo tjetër që ka abuzuar mbi qytetarët dhe me fondet publike. Nuk do të ketë më Rilindje që t’ju trimëroj. Do të ketë ndëshkim popullor.

SHKARKO APP