Braimllari: Më 25 prill, qytetarët do t’i japin goditjen përfundimtare këtij sekti që ka shkatërruar vendin

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari zhvilloi një takim me banorët e fshatit Symiz të Maliqit, aty ku siç thotë ai, Rilindja ka shkatërruar gjithçka.

Përmes rrjeteve sociale Braimllari shprehet se varfëria ekstreme, papunësia, largimi i të rinjve shqetësim serioz për të gjithë këtë zonë.

Nisur nga këto, ish-deputeti i LSI-së shpreh bindjen e tij se me 25 prill të vitit të ardhshëm qytetarët do t’i japin goditjen përfundimtare këtij sekti që ka shkatërruar vendin.

“Në Symiz të Maliqit, aty ku Rilindja ka shkatërruar gjithçka. Varfëria ekstreme, papunësia, largimi i të rinjve shqetësim serioz për të gjithë këtë zonë.

Më 25 prill bëhemi të gjithë bashkë për të larguar Rilindjen e varfërisë.

Qytetarët do t’i japin goditjen përfundimtare këtij sekti që ka shkatërruar vendin.

Më 25 prill qytetarët do votojnë për një të ardhme më të mirë për më shumë mundësi punësimi, për një sistem më të drejtë meritokracia dhe që të rinjtë e Symizës dhe e gjithë Shqipërisë të shikojmë të ardhmen në vendin tonë.

Me 25 prill çlirojmë Shqipërinë nga sekti më famëkeq i Rilindjes”, shprehet Braimllari.

SHKARKO APP