Braimllari me të rinjtë në Korçë: Besojnë tek LSI-ja, si e gjithë Shqipëria
Gjatë një takimi me të rinjtë në Korçë, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se besimi që kanë këta të rinj tek kjo forcë politike, vjen sepse LSI nënvizon Braimllari, mban fjalën. ”LSI mendon për të rinjtë pjesë e programit të LSI “Nga Bebja në Bebe” një mundësie e mirë për të gjithë të rinjtë të punojnë dhe të kontribuojnë në vënd dhe të kenë një të ardhme të sigurtë”,-shkruan Braimllari në facebook.
Postimi i plotë
Të rinjtë e Korçës por dhe të gjithë Shqipërisë përkrahin LSI sepse LSI mban fjalën.
LSI mendon për të rinjtë pjesë e programit të LSI “Nga Bebja në Bebe” një mundësie e mirë për të gjithë të rinjtë të punojnë dhe të kontribuojnë në vënd dhe të kenë një të ardhme të sigurtë.
Çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 000 USD për të nisur jetën e re prindërore. SHQIPËRIA SHTËPIA E TË RINJVE