Braimllari në Opar: Mirënjohje trimave për luftën antifashiste nacional-çlirimtare
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, ka shpërndarë disa foto nga nderimet që i ka bërë të rinjëve, grave dhe burrave që luftuan për çlirimin e krahinës së Oparit të Korçës, një ndër krahinat e para të çliruara në vitet 1942. ”Mirënjohje për banorët e kësaj krahine, me vlera të larta të patriotizmit që i dhanë shumë luftës antifashiste nacional-çlirimtare. Mirënjohje për nënat dhe gratë oparake, që me fisnikëri dhe trimëri mbështeten deri në fund luftën antifashiste nacional-çlirimtare”.
Postimi i plotë
Sot nderojmë me respekt dhe mirënjohje të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe burrat që luftuan për çlirimin e krahinës së Oparit, një ndër krahinat e para të çliruara në vitet 1942.
Mirënjohje për banorët e kësaj krahine, me vlera të larta të patriotizmit që i dhanë shumë luftës antifashiste nacional-çlirimtare. Mirënjohje për nënat dhe gratë oparake, që me fisnikëri dhe trimëri mbështeten deri në fund luftën antifashiste nacional-çlirimtare.
Lavdi komandanteve trima dhe patriot që jo vetëm e çliruan këtë krahinë por dhanë dhe një kontribut të jashtezakonshëm në të gjithë luftën antifashiste nacianal-çlirimtare. Komandant Koçi Brozdoveci, Asllan Gurra, Agush Gjergjevica, Haxhi Çemerrica, Shaban Zereci, Xume Protopapa.