Braimllari në Zëmblak të Maliqit: LSI-ja do të investojë në bujqësinë familjare
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh edhe drejtuesi politik i kësaj force politike në Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, ishte pasditen e sotme ne Zëmblak të Maliqit, aty ku familjet ndihen më të varfra se kurrë, për shkak të mos mbështetjes së Bujqësisë nga qeveria.
Pwrmes rrjeteve sociale, Braimllari shprehet se pwrmes programit tw saj qeverisws, LSI-sw do të investojë në bujqësinë familjare duke dhënë subvencione të drejtpërdrejtë për njësi prodhimi të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
“Në Zëmblak të Maliqit aty ku familjet ndihen më të varfra se kurrë, për shkak të mos mbështetjes së Bujqësisë nga Rilindja.
LSI, do të investojë në bujqësinë familjare duke dhënë:
📌Subvencione të drejtpërdrejtë për njësi prodhimi të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
📌Do të sigurojmë treg për produktet vendase dhe rritjen e cilësisë së produktit vendas.
📌Do të heqim burokracitë për subvencionet dhe do të mbështesim bujqësinë me 200 milion euro në vit.
📌Kredi të butë për infrastrukturën”, shprehet Endrit Braimllari.